Kapen në Slloveni 260 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian
droga e kapur SLLOVENI- Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, saktësisht 260 kilogramë, në portin e ...
Ndërsa Grupi Gratë për Lirinë e Shtypit tha se nuk është hera e parë që zoti Rama ka shfaqur përbuzje ndaj shtypit që e kritikon atë.
TIRANË- Organizatat evropiane për të drejtat e gazetarëve reaguan të martën ndaj gjestit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta gjatë një konference shtypi, pasi ajo i bëri një pyetje. Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias e quajti sjelljen e tij “të pafalshme”.
“Ky incident nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetaret femra në kërkimin e së vërtetës, duke theksuar nevojën urgjente që udhëheqësit të respektojnë median dhe të ruajnë integritetin gazetaresk”, u shpreh kjo qendër në një reagim në platformën X.
???? Inexcusable behaviour from #Albania PM @ediramaal towards a female journalist. This incident highlights the ongoing challenges female journalists face in their pursuit of truth, emphasising the urgent need for leaders to respect the media and uphold journalistic integrity. https://t.co/qHsPniRNze
— European Centre for Press and Media Freedom (@ECPMF) March 19, 2024
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez e quajti “të papranueshëm” veprimin e zotit Rama.
Grupi monitorues për shkeljet e lirisë së medias në Evropë, Media Freedom Rapid Response the në një postim se “jemi të tmerruar” nga gjesti i zotit Rama ndaj gazetares.
“Nuk bëhet fjalë për politikë; bëhet fjala për mirësjellje bazë. Udhëheqësit duhet t’i respektojnë punonjësit e medias në vend që të frikësojnë ata që kërkojnë të vërtetën”, tha ky grup.
???????? We are appalled by the disturbing behaviour of #Albania PM, @ediramaal, towards a female journalist. This is not about politics; it's about basic decency. Leaders must respect media workers instead of intimidating those who seek truth. https://t.co/SVH0qS7Pks
— Media Freedom Rapid Response (MFRR) (@MediaFreedomEU) March 19, 2024
Ndërsa Grupi Gratë për Lirinë e Shtypit tha se nuk është hera e parë që zoti Rama ka shfaqur përbuzje ndaj shtypit që e kritikon atë.
“Ne qëndrojmë në krah të Metës dhe kërkojmë që Rama të kërkojë falje dhe t'i trajtojë me respekt gazetarët”, tha ky grup në një postim në X.
Vetë zoti Rama i hodhi poshtë kritikat, duke thënë se nuk kishte arsye të kërkonte ndjesë, duke i quajtur pohimet për gjest të papërshtatshëm ndaj gazetares, “një gënjeshtër krejtësisht të neveritshme”, duke shtuar se e hedh poshtë akuzën për përbuzje ndaj shtypit duke thënë se ai “ka shfaqur gatishmëri të plotë ndaj gazetarëve me etikë dhe disa herë edhe pa etikë” për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Apologies?!
— Edi Rama (@ediramaal) March 19, 2024
Apologies following a completely abhorring lie while everything is in video and a dozen of journalists, and cameramans as well are eyewitnesses of the simple truth that not only there was anything near to an agression, but all questions were answered patiently… pic.twitter.com/iqH3xE7SMl
“Si një ish-pionier i shtypit të lirë në vendin tim kur për shkak të fjalës së lirë nga ama ime, m’u rrezikua jeta, ndjej se kam plotësisht të drejtë të them se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit. Përndryshe, do të ketë probleme të vërteta për shoqëritë tona demokratike”, tha ai./VOA
droga e kapur SLLOVENI- Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, saktësisht 260 kilogramë, në portin e ...
gentjan bejtja FUSHË KRUJË- Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u ekzekutua mbrëmjen e 15 marsit në oborrin e banesës së ti...
adriatik lapaj TIRANË- Lëvizja "Shqipëria Bëhet" e ka cilësuar si një shfaqje e shëmtuar, incidentin mes gazetares Ambro...
keshilli shqiptar i medias TIRANË- Një reagim për incidentin e ndodhur mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama ka ardhur edhe...
burgu i fierit FIER- Pas burgut të Drenovës dhe të Reçit, 355 të dënuar dhe të paraburgosur në burgun e Fier...
ambrozia meta, edi rama TIRANË- Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë kanë reaguar lidhur me incidentin në ...
policia e korces KORË- Janë arrestuar katër autorët e dyshuar të djegies së dy automjeteve në orët e para të m...
Banesa e 42-vjeçares KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçarja, Let...
Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali. 2Africa është sistemi më ...
prokuroria e tiranes TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e prindërve të Selami dhe Vasil Durakut, të cilë...