19 Mars 2024, 17:04
Nga r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Lëvizja "Shqipëria Bëhet" e ka cilësuar si një shfaqje e shëmtuar, incidentin mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Përmes një deklarate ata shprehen se sjellja e Ramës është e papranueshme, ndërsa Ambrozia po shfrytëzonte të drejtën që ia lejon profesioni për të bërë pyetje në funksion të interesit publik.
Lëvizja "Shqipëria Bëhet" dënon përdorimin e kontaktit fizik dhe sipas tyre sulmin e vazhdueshëm ndaj punonjësve të medias, të cilët gjenden aty në përmbushje të misionit dhe profesionit të tyre.
POSTIMI I PLOTË:
Sot ishim dëshmitarë të një shfaqje të shëmtuar, por të përsëritur, të sulmit të kryeministrit të vendit Edi Rama ndaj gazetarëve. Prekja fizike ndaj gazetares Ambrozia Meta, në kohën kur kjo e fundit shfrytëzonte të drejtën që ia lejon profesioni për të bërë pyetje në funksion të interesit publik, është një sjellje e papranueshme!
Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ dënon përdorimin e kontaktit fizik dhe sulmin e vazhdueshëm ndaj punonjësve të medias, të cilët gjenden aty në përmbushje të misionit dhe profesionit të tyre. Kjo sjellje buron nga një sistem që ka vrarë garën dhe që i ka dhënë pushtet vetëm disa individëve, të cilët tejkalojnë çdo limit, duke ushtruar dhunë verbale e fizike ndaj gazetarëve, sidomos ndaj gazetareve gra.
Respekti ndaj gazetarëve është një nga bazat me te rendesishme te demokracise, dhe Lëvizja 'Shqipëria Bëhet', do të luftojeë me çdo mjet për ta garantuar dhe mbrojtur deri në fund. Njëkohesisht, dhuna ndaj grave është e papranueshme në çdo formë dhe dënohet me ligj, ndaj në asnjë mënyrë nuk mund të tolerohet si një model i sjelljes shtetërore.
levizja shqiperia behet ambrozia meta edi rama
Aktualitet
19 Mars 2024, 16:50
r.ll
keshilli shqiptar i medias
TIRANË- Një reagim për incidentin e ndodhur mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama ka ardhur edhe...
Aktualitet
19 Mars 2024, 16:41
r.ll
burgu i fierit
FIER- Pas burgut të Drenovës dhe të Reçit, 355 të dënuar dhe të paraburgosur në burgun e Fier...
Aktualitet
19 Mars 2024, 16:25
r.ll
ambrozia meta, edi rama
TIRANË- Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë kanë reaguar lidhur me incidentin në ...
Aktualitet
19 Mars 2024, 16:16
r.ll
policia e korces
KORË- Janë arrestuar katër autorët e dyshuar të djegies së dy automjeteve në orët e para të m...
Aktualitet
19 Mars 2024, 15:47
N.F
Banesa e 42-vjeçares
KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçarja, Let...
Aktualitet
19 Mars 2024, 15:50
I.A
Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali. 2Africa është sistemi më ...
Aktualitet
19 Mars 2024, 15:39
r.ll
prokuroria e tiranes
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e prindërve të Selami dhe Vasil Durakut, të cilë...
Aktualitet
19 Mars 2024, 15:23
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- SPAK ka zbardhur detaje nga takimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit me Ndihmë...
Aktualitet
19 Mars 2024, 15:08
I.A
Rrjeti SafeJournalists
TIRANË- Rrjeti i SafeJournalists ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme të kryeministrit Edi Ram...
Aktualitet
19 Mars 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë...