Sport

Rëndohet situata! Liga italiane hap hetim për fyerjet e dyshuara raciste të Acerbit…

Mbrojtësi i Interit mund të pezullohet me 10 ndeshje nëse shpallet fajtor

19 Mars 2024, 15:01 Nga DOSJA
Rëndohet situata! Liga italiane hap hetim për fyerjet e dyshuara

ITALI - Liga Italiane raportoi këtë të martë, se ka hapur një hetim për akuzat e dyshuara fyese raciste të ndërkombëtari Francesco Acerbi, të cilat nëse rezultojnë të vërteta, mund të rezultojnë me 10 ndeshje pezullim për mbrojtësin.

“Pasi ka marrë dijeni për raportin e arbitrit, sistemi i drejtësisë sportive italiane e konsideron të nevojshme që prokurori i Federatës të kryejë një hetim për të zbuluar se çfarë ka ndodhur mes lojtarit të Napolit, Juan Jesus, dhe lojtarit të Interit, Francesco Acerbi, në lidhje me shprehjet e supozuara të diskriminim racor të shprehura nga ky i fundit”, bëri me dije liga.

Të hënën, Federata Italiane (FIGC) vendosi të përjashtojë Acerbin nga kombëtarja për ndeshjet miqësore me Venezuelën dhe Ekuadorin, të dyja në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se shpjegoi se lojtari e sqaroi situatën.

“Nga raportimi i mbrojtësit të Interit (...), kuptohet se nuk ka pasur asnjë qëllim shpifës, denigrues apo racist nga ana e tij”,- ka thënë FIGC, e cila edhe ashtu ka vendosur ta largojë lojtarin nga skuadra.

Incidenti ndodhi të dielën mbrëma në ndeshjen ndërmjet Inter dhe Napolit (1-1), në të cilën Acerbi dyshohet se i drejtoi një lloj fyerjeje raciste Juan Jesus, me lojtarin napolitan që u ankua te arbitri dhe i tregoi tabela "Mbajeni racizmin jashtë".

Një situatë që u duk se do të zgjidhej mes dy lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, derisa Acerbi e solli sërish këtë temë të hënën, duke thënë se frazat raciste nuk i dilnin kurrë nga goja, gjë që Juan Jesus e mohoi.

“Për mua, çështja u mbyll dje (të dielën) në fushë me faljen e Acerbit dhe, sinqerisht, do të kisha preferuar të mos kthehesha në diçka kaq të turpshme, sa ajo që duhej të pësoja. Megjithatë, sot (e hënë) lexova deklaratat e Acerbit që janë krejtësisht në kundërshtim me realitetin e fakteve, me ato që ai vetë tha në fushë dhe me provat e paraqitura edhe në video, në lexim nga buzët në të cilat ai më kërkon falje”, ka shkruar Juan Jesus në rrjetin Instagram .

Mbrojtësi brazilian përfundoi duke saktësuar, se Acerbi i kishte thënë “largohu i zi, je thjesht një zezak” dhe se pasi protestoi ndaj arbitrit, ai i kërkoi falje.

"Sot ai ndryshoi historinë e tij dhe pretendon se nuk ka pasur fyerje raciste. Nuk kam asgjë për të shtuar,"- komentoi Juan Jesus.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll