Aktualitet

Vrasja e foshnjes në Tapizë/ Mjeku i Qendrës Shëndetësore për 42-vjeçaren: S'ka ardhur kurrë për vizitë, nuk kishim dijeni për shtatzëninë

Mjeku thotë se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e 42-vjeçares, pasi ajo nuk është paraqitur kurrë në për vizitë në Qendrën Shëndetësore.

19 Mars 2024, 11:31 Nga M.B
Vrasja e foshnjes në Tapizë/ Mjeku i Qendrës
Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi

FUSHË-KRUJA- Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi ka folur pas ngjarjes së rëndë, ku nëna vrau foshnjën duke e hedhur në lumë. Mjeku thotë se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e 42-vjeçares, pasi ajo nuk është paraqitur kurrë në për vizitë në Qendrën Shëndetësore. Ai e përshkruan 42-vjeçaren si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve.

“Për rastin në fjalë jemi njohur nga mediat. Ne e njohim si familje shumë e mirë, nënë e përkushtuar, është nënë e 5 fëmijëve. Për pjesën e shtatzënisë s'kemi fare dijeni, nuk janë paraqit fare. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat”, thotë mjeku.

Ndërkohë, 42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20-vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pa jetë.

foshnja ne tapize

Sondazh

Poll