Politike

Shtyrja e seancës për pjesëmarrjen e Berishës në Kuvend, avokati Gjokutaj: Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj, prokurorët nuk marrin pjesë

Avokati Genc Gjuokutaj tha për mediat se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve.

19 Mars 2024, 10:24 Nga M.B
Shtyrja e seancës për pjesëmarrjen e Berishës në
Avokati Genc Gjuokutaj

TIRANA- U shty seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje në seancat plenare. Avokati Genc Gjuokutaj tha për mediat se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve. Ai shtoi se pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë.

"Prokurorët munguan për arsye profesionale, seanca e rradhës datë 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës. Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë", ka thënë Gjokutaj.

sali berisha spak

Sondazh

Poll