Investimi 1 mld dollarë në Shqipëri, Grenell: Ende nuk e dimë kur do ta nisim projektin, pse zgjodhëm Sazanin
richard grenell SHBA- Ambasadori Richard Grenell ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me investimin 1 miliardë dollarë në jug të Shqip...
Grenell tha se ky projekt nuk është politik dhe u shpreh se do të bashkëpunojnë me cilindo udhëheqës që shqiptarët zgjedhin.
TIRANË- Ambasadori Richard Grenell ka komentuar mbrëmjen e sotme investimin 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe Zvërnec.
I ftuar në "Çim Peka LIVE" në Syri TV, Grenell u pyet nëse ky projekt synon rregullimin e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Dhëndri i këtij të fundit është edhe investitori i projektit në Shqipëri. Grenell tha se ky projekt nuk është politik dhe u shpreh se do të bashkëpunojnë me cilindo udhëheqës që shqiptarët zgjedhin.
Grenell: Më lejoni të shtoj diçka në atë që besoj. Së pari, unë jam konservator, unë besoj në parimet konservatore dhe dua që sektori privat të ketë mundësitë të bëjë atë që bën ky sektor: të hapë vende pune. Sektori privat e rrit ekonominë, jo qeveria. Qeveria dhe të gjithë aktorët e se majtës ekstreme që besojnë në qeveritë e fuqishme, kanë iluzionin se qeveria hap vende pune, kur përkundrazi, qeveria bëhet pengesë. Populli shqiptar e njeh historinë e tij dhe e di se kur qeveria kontrollon sektorin privat, vijnë vetëm fatkeqësi. Ne duhet të kemi sa më shumë privatizim dhe liri për kapitalistët dhe për ata që besojnë në rritjen ekonomike. Ky projekt konkretisht nuk është projekt i politikës dhe ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës të zgjedhë populli shqiptar. Ne kemi bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama. As politika botërore, as ajo amerikane, dhe as ajo e rajonit nuk kanë ndikuar këtë projekt. Me zhvillimin e këtij projekti i cili do të ekzistojë për dekada, ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës zgjedh populli shqiptar.
richard grenell SHBA- Ambasadori Richard Grenell ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me investimin 1 miliardë dollarë në jug të Shqip...
komisioni i ligjeve TIRANË- Socialistët miratuan të hënën vetëm me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve Aktin Normativ t...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se porti i ri në Porto Romano do kushtojë të paktën...
sali berisha TIRANË- Kreu i i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të sotëm para qytetarëve është sh...
jorida tabaku TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabakur ka reaguar pas dekretimit nga presidenti të ligjit për "Zonat e Mbrojtura". Taba...
selia blu TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e plotë, lidhur me çështjen e vulës dhe logos së Partisë D...
george gerapetritis GREQI- Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis gjatë një interviste në "Forumin e Trakisë s&eum...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të ligjit për "...
erisa xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve u shpr...
Foto ilustruese TIRANË-Me debate të shumta është shoqëruar ditën e sotme dhe Komisioni i Sigurisë në seancën ...