Politike

Rama pas takimit me drejtuesit e qarqeve: Shqipëria 2030 ngjitet në majë

Duke folur para gazetarëve, Rama theksoi se deri në Kongresin e Qershorit, kanë objektiv anëtarësimin e 50 mijë anëtarëve të rinj në PS.

19 Mars 2024, 10:04 Nga I.A
Rama pas takimit me drejtuesit e qarqeve: Shqipëria 2030 ngjitet në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbledhja e sotme me drejtuesit e qarqeve ishte për rigjenerimin e partisë. Duke folur para gazetarëve, Rama theksoi se deri në Kongresin e Qershorit, kanë objektiv anëtarësimin e 50 mijë anëtarëve të rinj në PS. Po ashtu ka deklaruar se vizioni i tyre për Shqipërinë e 2030 është që të ngjitet në majë.   

"Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si kurrë më parë për rienergjizimin e qelizave bazë të PS dhe për vijimin e hapjes së partisë për anëtarësimet e reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me cfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm. Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit. Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj maji është gatishmëria për të qenë anëtar të BE," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll