Politike

Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje

Duke folur për gazetarët, Rama theksoi se ky akt është bërë gjithmonë pa ndarje parlamentare dhe krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin e lehtësimit të barrës së dënimit.

19 Mars 2024, 10:11 Nga I.A
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se draftin për Amnistinë Penale do ta votojnë të gjithë në Kuvend. Duke folur për gazetarët, Rama theksoi se ky akt është bërë gjithmonë pa ndarje parlamentare dhe krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin e lehtësimit të barrës së dënimit.

“Duhet t’i referoheni një deklaratë të Ministrit të Drejtësisë në kohën kur dukej sikur ishte retorikë. Ajo është deklarata. Amnistia është në tryezën e Kuvendit dhe atë besoj unë do ta votojnë që të gjithë sepse nuk kanë ku shkojnë pa e votuar. Sepse nuk është puna që do të votojnë për PS, por për një akt që historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake sepse është një akt që e bëjnë të gjitha vendet e civilizuara, krijon mundësi që shteti të ushtrojë edhe detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për gjithë ata njerëz që meritojnë të shfrytëzojnë këtë detyrim”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll