Politike

Dekretimi i ligjit për "Zonat e Mbrojtura", Zhupa: Presidenti nuk u bë dot garant i kushtetutës dhe interesit publik

Deputetja tha se Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe se do i mbrojnë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre. 

18 Mars 2024, 21:45 Nga r.ll
Dekretimi i ligjit për "Zonat e Mbrojtura", Zhupa: Presidenti nuk
ina zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas dekretimit të ligjit për "Zonat e Mbrojtura" nga presidenti Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se Presidenti nuk u bë dot garant i kushtetutës dhe interesit publik. Ajo shprehet se me dekretimin e ligjit nuk kanë parë dot shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, shkeljen e konventave ndërkombëtare për mjedisin dhe shkeljen e kushtetutës. 

Deputetja tha se Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe se do i mbrojnë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre. 

POSTIMI I PLOTË:

Presidenti nuk u bë dot garant i kushtetutës dhe interesit publik. Keqardhje për argumentat që edhe juristët e sapo diplomuar nuk do i shkruanin aq mediokre si ato për dekretimin e ligjit “Për zonat e Mbrojtura”

Presidenca dhe ekipi misterioz, flet për “shqyrtim abstrakt” edhe ka bërë një arsyetim absurd. Nuk e shikojnë dot shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk e shikojnë dot shkeljen e konventave ndërkombëtare për mjedisin, nuk e shikojnë dot shkeljen e kushtetutës.

“Institucioni i Presidentit të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimin e procedurës kushtetuese në procesin ligjvënës”- ku e ka gjetur këtë që duhet shikoj vetëm procedurë dhe jo normat dhe parimet kushtetuese dhe standartet e BE dhe konventave që ka ratifikuar vendin,  do ngelet mister ashtu si emrat e ekipit që e këshillon. Uroj që ky ekipi i thirrur për konsultë mos jetë nga zyra e kryeministrit.

Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe do i mbrojmë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre. Presidenti i hoqi shansin vetën që të shikohej si institucion i pavarur.

ina zhupa ligji per zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll