Politike

Projekti në Sazan/ Rama: Kemi një propozim, nëse projekti përputhet me vizionin tonë do çohet përpara

Rama tha se nga Sazani nuk është falur asgjë, ndërkohë që shtoi se nuk ka qenë kundër as idesë Shqipëria 1 euro.

19 Mars 2024, 10:08 Nga I.A
Projekti në Sazan/ Rama: Kemi një propozim, nëse projekti
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për projektin në ishullin e Sazanit është vetëm një propozim deri më tani. Duke folur para gazetarëve, Rama ka theksuar se nëse projekti do të përputhet me vizionin e tyre do të çohet përpara. Rama tha se nga Sazani nuk është falur asgjë, ndërkohë që shtoi se nuk ka qenë kundër as idesë Shqipëria 1 euro.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjeve të mëdhaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese. Jo vetëm që kanë legjislacione favorizuese, por ka një garë të egër për tërheqjen e investitorëve të mëdhenj. Këtu nuk është asgjë për të falur, unë nuk kam qenë në fakt kundër dhe asaj Shqipërisë 1 euro," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll