Politike

Pse diaspora shqiptare duhet të votojë për Trump? Grenell: Kam shqetësime për ato qeveri që armatosen për të shtypur armiqtë politikë

Ai tha se mjafton të shohësht përreth, luftërat dhe situatat e tensionuara për të marrë përgjigje.

18 Mars 2024, 21:39 Nga r.ll
Pse diaspora shqiptare duhet të votojë për Trump? Grenell: Kam
richard grenell

TIRANË- Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ ambasadori Richard Grenell ka deklaruar se diaspora shqiptare duhet të votojë Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit për presidentin e SHBA-së.

‘Gjithnjë kam pasur shqetësime për ato qeveri që armatosen për të shtypur armiqtë politikë’, deklaroi Grenell. Ai tha se mjafton të shohësht përreth, luftërat dhe situatat e tensionuara për të marrë përgjigje.

Pyetje: Kthehem pak të vota e diasporës shqiptare. Sipas të gjitha statistikave, në mënyrë të veçantë pas vitit 2013, shumica e konservatorëve përbëjnë diasporën në Amerikë. Pse duhet ata të votojnë Trump, çfarë do të ndryshonte për shqiptarët?

Richard Grenell: Për t’i kthyer përgjigje kësaj pyetje për të gjithë popujt e Ballkanit se përse duhet votuar Donald Trump: personalisht mendoj se nuk do të kemi luftë në Ukrainë, në Izrael, konflikt në Ballkan nëse Trump është president. Ai ka besuar në një tjetër politikë. Mjafton të shohësh se ç’po ndodh nëpër rajone dhe situatat e tensionuara. Nën udhëheqjen e Biden-it ne kemi bërë hapa mbrapa për shqiptaro-amerikanët, për serbo-amerikanët. Mjafton të shohësh kufirin jugor të SHBA-ve dhe ai është krejt i hapur. Nuk e dimë se kush hyn në vendin tonë. Si një person që monitoron politikat evropiane kuptoj se Bashkimi Evropian u bë më i vogël, sepse nuk arriti të kontrollonte problemin e migracionit. Brexit u votua dhe MB doli nga BE kryesisht për shkak të migracionit. Kur gjermanët dhe të tjerët lejuar lloj-lloj njerëzish të hynin në BE pa verifikim paraprak dhe pa rregulla, shumë njerëz u zemëruan. Duhet të kesh rregulla. Çdo vend vendos rregullat e veta. Ne në SHBA kemi shumë rregulla të migracionit, ç’duhet bërë për të marrë vizë, ç’duhet bërë për t’u bërë shtetas amerikan. Ka rregulla. Nuk mund të shkelësh rregullat e të hysh në vend pa u kryer të gjitha procedurat. Ne jemi vend mikpritës, ne besojmë në migracioni sepse emigrantët na bëjnë më të fortë, por duhet të ketë rregulla.

richard grenell donald trump

Sondazh

Poll