Aktualitet

Nëna tha se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur, gjendet trupi i foshnjës në lumin e Tapizës

Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

18 Mars 2024, 20:48 Nga r.ll
Nëna tha se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur, gjendet trupi i
foto ilustruese

TAPIZË- Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna ditën e sotme. Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

Ndërkohë 42-vjeçarja, Leta Koçi është vënë në pranga dhe akuzohet për veprën penale të vrasjes. Familjarët dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar se nuk e dinin se ajo ishte shtatzënë Menjëherë pas lindjes në banesë 42-vjeçarja, nënë edhe e 3 fëmijëve të tjerë, e ka marrë foshnjen, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur në lumin e Tapizës. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne.

Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer. Hetuesit kanë dyshime mbi vërtetësin e deklaratës së saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

tapize foshnja hidhet ne lume

Sondazh

Poll