Bota

Forcat Ajrore ukrainase: Kemi rrëzuar 17 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia

Momentalisht nuk ka raportime për viktima nga sulmi në qytetin qendror të Kryvyi Rih, ku shërbimet e urgjencës evakuuan banorët dhe të çaktivizuan ngarkesën e një droni përpara se të shpërthente.

18 Mars 2024, 10:01 Nga M.B
Forcat Ajrore ukrainase: Kemi rrëzuar 17 nga 22 dronët e lëshuar
Foto ilustruese

UKRAINA- Zyrtarë të Kievit lajmëruan se sistemet e mbrojtjes e tyre ajrore rrëzuan 17 nga 22 dronë rusë mbi nëntë rajone të Ukrainës në një sulm që shkaktoi një zjarr në një ndërtesë banimi në orët e para të së hënës. Momentalisht nuk ka raportime për viktima nga sulmi në qytetin qendror të Kryvyi Rih, ku shërbimet e urgjencës evakuuan banorët dhe të çaktivizuan ngarkesën e një droni përpara se të shpërthente.

"Në rajonin qendror Kirovohrad, sulmi dëmtoi objektet industriale private dhe ndërtesat e banimit, por nuka ka raportime për të lënduar", tha guvernatori i Kirovohrad Andriy Raykovych në mesazhin Telegram.

"Rusia lëshoi ​​shtatë raketa në objektiva në Ukrainë gjatë natës", thanë forcat ajrore në një deklaratë në Telegram.

Po ashtu, një sulm me raketa gjatë natës në rajonin lindor të Kharkivit dëmtoi një stacion zjarri dhe plagosi një person.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll