Bota

6 vite të tjera të Putin-it në pushtet do të shqetësojnë shumë vende, por jo Kinën

Rezultatet e raportuara nga autoriteti zgjedhor i Rusisë në mëngjesin e së hënës tregojnë për një fitore të parashikueshme, të madhe, për udhëheqësin e Kremlinit në zgjedhjet tre-ditore.

18 Mars 2024, 09:12 Nga M.B
6 vite të tjera të Putin-it në pushtet do të
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

RUSIA- Për liderët anembanë Perëndimit, fitorja e Vladimir Putin në zgjedhjet pa opozitë ishte një kujtesë e kontrollit të tij të ngushtë mbi arenën politike të Rusisë ndërsa lufta e tij kundër Ukrainës vazhdon. Por udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë që përfitojnë nga refuzimi i Putinit për një rend global të udhëhequr nga perëndimi, do të jenë të kënaqur me fitoren e tij. Rezultatet e raportuara nga autoriteti zgjedhor i Rusisë në mëngjesin e së hënës tregojnë për një fitore të parashikueshme, të madhe, për udhëheqësin e Kremlinit në zgjedhjet tre-ditore.

Xi ka përforcuar shumë marrëdhënien e tij me Putinin që nga fillimi i luftës së Kremlinit më shumë se dy vjet më parë, duke refuzuar të tërhiqet nga partneriteti “pa kufij” që ai deklaroi me liderin rus disa javë përpara pushtimit, duke forcuar tregtinë, sigurinë, dhe lidhjet diplomatike. Kina ka paguar një çmim për këtë. Ndërsa pretendon neutralitet, refuzimi i saj për të dënuar pushtimin teksa SHBA dhe aleatët e saj u bashkuan për të sanksionuar Rusinë nxiti dyshimin për motivet e saj.

Gjithashtu tërhoqi vëmendjen për planet e Pekinit për demokracinë vetëqeverisëse së Tajvanit. Një raport vjetor i NATO-s i publikuar të enjten pasqyroi linjën forcimin e bllokut ndaj Kinës, me shefin Jens Stoltenberg duke thënë se Pekini “nuk i ndan vlerat tona” dhe “sfidon interesat tona”, ndërsa tregonte për afrimin në rritje me Moskën. Por qëndrimi i Kinës i mundësoi Xi Jinping të qëndrojë i fokusuar në qëllime më të thella: ai e sheh Putinin si një partner vendimtar përballë tensioneve në rritje me SHBA-në dhe në riformimin e një bote që ai beson se dominohet padrejtësisht nga rregullat dhe vlerat e vendosura nga Uashingtoni dhe aleatët e tij. Një marrëdhënie e qëndrueshme me Moskën, gjithashtu, i lejon Pekinit të përqendrohet në fusha të tjera shqetësuese si Tajvani dhe Deti i Kinës Jugore.

“Xi e sheh Putinin si një partner të vërtetë strategjik,” tha Steve Tsang, drejtor i Institutit SOAS China në Universitetin e Londrës, përpara rezultateve të zgjedhjeve ruse, duke shtuar se çdo gjë më pak se një fitore dërrmuese për Putinin do të ishte “një zhgënjim” për Pekinin.

Dhe Xi, i cili ka kontrollin e centralizuar mbi kombin e tij si asnjë lider kinez që nga Mao Ce Duni, nuk do të jetë i vetëm mes liderëve që duartrokasin kontrollin e ripërtërirë të Putinit në pushtet. Kim Jong Un i Koresë së Veriut u takua kohët e fundit me Putinin në Lindjen e Largët të Rusisë gjatë një udhëtimi të rrallë jashtë shtetit që Uashingtoni thotë se u fokusua në blerjen e municioneve nga Moska nga Pheniani. Për Kim, kjo lidhje është një mundësi e madhe për të forcuar ekonominë e tij në vështirësi, ndërsa ai vazhdon zhvillimin e armëve përballë rritjes së koordinimit midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Një qeveri e goditur nga sanksionet në Iran, e cila po zgjeron bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe po i siguron asaj drone dhe municione, gjithashtu përfiton nga vazhdimi i epokës së Putinit. Edhe India, ndërkohë që forcon lidhjet me SHBA-në dhe bën thirrje për paqe në Ukrainë, ka përfituar nga vazhdimi i shkëmbimeve me Rusinë, veçanërisht përmes blerjes së naftës me zbritje. Qeveri të tjera anembanë Jugut Global kanë kërkuar gjithashtu të forcojnë partneritetet me Rusinë, edhe pse mbështesin paqen në Ukrainë dhe kanë vuajtur nga ndikimet ekonomike të luftës./ CNN

putin dhe kina

Sondazh

Poll