Bota

Samiti për Demokracinë, Koreja e Jugut paralajmëron për rreziqet e AI

Në samit, Rusia dhe Kina u akuzuan për kryerjen e fushatave propagandistike keqdashëse.

18 Mars 2024, 08:59 Nga M.B

 

Samiti për Demokracinë, Koreja e Jugut paralajmëron për
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

SEUL- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i quajti të hënën lajmet e rreme dhe dezinformatat e bazuara në inteligjencën artificiale dhe teknologjinë dixhitale kërcënime për demokracinë. Këto deklarata ai i bëri teksa mori pjesë në një samit global për demokracinë. Në samit, Rusia dhe Kina u akuzuan për kryerjen e fushatave propagandistike keqdashëse.

Yoon tha se vendet kanë për detyrë të ndajnë përvojat në mënyrë që inteligjenca artificiale dhe teknologjia të mund të përdoren për të promovuar demokracinë.

“Lajmet e rreme dhe dezinformatat e bazuara në inteligjencën artificiale dhe teknologjinë dixhitale jo vetëm që shkelin lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut, por gjithashtu kërcënojnë sistemet demokratike”, tha Yoon.

Koreja e Jugut po pret konferencën e tretë të Samitit për Demokraci, një iniciativë e Presidentit të SHBA Joe Biden që synon të diskutojë mënyrat për të ndaluar rrëshqitjen demokratike dhe largimin nga të drejtat dhe liritë.

samiti per demokracine

Sondazh

Poll