Bota

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik me Princ William pas operacionit, dëshmitarët: Dukej e lumtur dhe me shëndet

Kjo shënon herën e parë që ajo është parë jashtë që kur i është nënshtruar një operacioni të planifikuar abdominal.

18 Mars 2024, 09:34 Nga M.B

 

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik me
Princi William dhe Kate Middleton

BRITANI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton, raportohet se është parë 'e lumtur, e shëndetshme dhe e relaksuar' gjatë një vizite në një dyqan për gra dhe vajza gjatë fundjavës me Princ William. Kjo shënon herën e parë që ajo është parë jashtë që kur i është nënshtruar një operacioni të planifikuar abdominal.

Kate dhe William thuhet se u panë në një nga pikat e tyre të preferuara, në Windsor të shtunën pasi shoqëuan tre fëmijët e tyre, që merrnin pjesë në sport.

“Pas të gjitha thashethemeve që kishin qarkulluar, unë u habita kur i pashë ata atje. Kate ishte jashtë për pazar me William dhe dukej e lumtur dhe dukej mirë. Fëmijët nuk ishin me ta, por është një shenjë e mirë që ajo ishte mjaft e shëndetshme për të dalë në dyqane", tha një dëshmitar që pa çiftin për mediat britanike.

Pas operacionit u paralajmërua se Princesha e Uellsit do të pushonte deri pas Pashkëve, por mungesa e saj si dhe fotografia e famshme e edituar që u publikua nga Princi William, nxiti spekulimet në internet për gjendjen e saj. Bëhet fjalë, për një fotografi familjare, ku Kate Middleton pozonte me fëmijët të saj të buzëqeshur, foto e cila doli se ishte në fakt e manipuluar. Pas kësaj, një reagim zyrtar u bë nga llogaria e Kate në X, ku thoshte se i pëlqen të editojë fotografitë përpara publikimit.

kate middleton

Sondazh

Poll