Bota

E rëndë në Australi, një person bie nga shporta e balonës pak minuta pas ngritjes në ajër, humb jetën në vend

Mësohet se ngjarja u regjistrua në verilindje të Melburnit. Australi. Shërbimet e urgjencës u thirrën në Albert Street në Preston pasi u gjet trupi i një burri rreth orës 7:30 të mëngjesit të së hënës.

18 Mars 2024, 08:42 Nga N.F
E rëndë në Australi, një person bie nga shporta e
Policia australiane

AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Melburn pasi një burrë ka humbur jetën pas rënies nga një balonë me ajër të nxehtë. Mësohet se ngjarja u regjistrua në verilindje të Melburnit. Australi. Shërbimet e urgjencës u thirrën në Albert Street në Preston pasi u gjet trupi i një burri rreth orës 7:30 të mëngjesit të së hënës.

Policia po fliste me persona të tjerë dhe dëshmitarë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes. Vdekja nuk po trajtohej si e dyshimtë dhe policia do të përgatisë një raport për autoritetet. Balona me ajër të nxehtë u ngrit nga periferitë veriore të Melburnit herët në mëngjes dhe ishte në ajër për rreth 30 minuta përpara se burri të rrëzohej nga koshi.

Trupi i tij u gjet në një zonë banimi që policia e shtetit Victoria e mbylli për trafik. Balona u ul i sigurt shumë kilometra larg vendit ku u gjet trupi i burrit. Policia tha se do të përgatisë një raport për mjekun dhe vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë. Policia po flet edhe me pilotin e balonës, pasagjerë të tjerë dhe dëshmitarë.

australi viktime balone

Sondazh

Poll