Sport

Leverkusen më pranë kurorëzimit, fiton edhe ndaj Frieburgut!

Freiburg rihapi edhe njëherë ndeshjen me anë të Keitel në të 79-ën, por ky gol shërbeu vetëm për të bërë më interesante minutat e fundit, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-3.

17 Mars 2024, 17:35 Nga DOSJA
Leverkusen më pranë kurorëzimit, fiton edhe ndaj Frieburgut!

GJERMANI - Bayer Leverkusen nuk ul ritmin për asnjë moment, teksa këtë të diel ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Freiburgut dhe të ruajë distancën prej 10 pikësh ndaj Bayernit të Mynihut në renditje.

Skuadra e Xabi Alonsos hedh kështu një tjetër hap drejt titullit të parë kampion të Bundesligës, teksa kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur, kryeson renditjen me 70 pikë, 10 më shumë se bavarezët e vendit të dytë.

“Aspirinat” e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Florian Wirtz që në minutën e dytë, ndërsa Freiburg u përgjigj në minutën e 10 me Doan, duke rikthyer edhe njëherë baraspeshën.

Megjithatë Leverkusen vijoi dominimin dhe shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Hlozek në të 40-ën dhe Schick në të 53-tën, për të dyfishuar avantazhin.

Freiburg rihapi edhe njëherë ndeshjen me anë të Keitel në të 79-ën, por ky gol shërbeu vetëm për të bërë më interesante minutat e fundit, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Mars 2024, 11:30

Brazili humbet edhe Casemiron...

ANGLI - Brazili njoftoi tërheqjen e Casemiro, mesfushorit të Manchester United, për miqësoret kundër Anglisë d...