Aktualitet

Ndërtoi pa leje 4 ndërtesa në Bogë të Shkodrës, arrestohet 30-vjeçari

Ndërtesat po ngriheshin me qëllim përfitimesh nga turizmi. 

17 Mars 2024, 10:18 Nga M.B
Ndërtoi pa leje 4 ndërtesa në Bogë të Shkodrës,
Bogë

SHKODËR- Një 30-vjeçar me inicialet A. B., është arrestuar në Bogë të Malësisë së Madhe pasi po ndërtonte pa leje 4 objekte. Ndërtesat po ngriheshin me qëllim përfitimesh nga turizmi. Mësohet po ashtu se janë sekuestruar dhe 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve. 

Njoftimi:

Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse.  

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë  shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

boge ndertesa

Sondazh

Poll