Aktualitet

Aksident i trefishtë në Durrës/ Nga përplasja dëmtohen edhe makinat e parkuara, bllokohet qarkullimi

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

17 Mars 2024, 09:28 Nga r.ll
Aksident i trefishtë në Durrës/ Nga përplasja dëmtohen
pamje nga aksidenti

DURRËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 në Durrës. Në aksident janë përfshirë 3 automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë njëra prej makinave e cila është futur në krahun e kundërt në parakalim.

Për shkak të aksidentit policia rrugore ka bllokuar njërin kah të rrugës, edhe si pasojë edhe pasagjerët e urbanit të linjës së Plazhit që po prisnin të udhëtonin me autobus, e patën të pamundur për të lëvizur me mjet.

aksident ne durres

Sondazh

Poll