Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.

17 Mars 2024, 07:52 Nga r.ll
Kthjellime dhe vranësira, mësoni parashikimin e motit për
foto ilustruese

TIRANË- Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë paradites. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu; më të theksuara në zonat Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.  Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas  here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

parashikimi i motit 17 mars 2024

Sondazh

Poll