Aktualitet

Shiste lëndë narkotike, në pranga 28-vjeçari në Vlorë

Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar 28-vjeçarit dhe nga kontrolli në banesën e tij, policia gjeti cannabis sativa të ndarë në doza gati për shitje, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës thikë.

16 Mars 2024, 19:30 Nga S.N
Shiste lëndë narkotike, në pranga 28-vjeçari në
Foto Ilustrim

VLORË- Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike. I riu me inicialet M.L banues në Vlorë u kap nga policia në lagjen “Kushtrimi”.

Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar 28-vjeçarit dhe nga kontrolli në banesën e tij, policia gjeti cannabis sativa të ndarë në doza gati për shitje, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës thikë.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Posedonte fara cannabisi dhe doza të kësaj lënde, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen farat dhe dozat e cannabisit, si dhe një mjet prerës thikë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Kushtrimi”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe 1 mjet prerës thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në lagje të ndryshme të Vlorës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

sjitje lendesh narkotike vlore

Sondazh

Poll