Aktualitet

Ekzekutimi i Bejtjas/ Aksion në disa akse në Krujë, policia dhe FNSH kontrolle automjeteve dhe drejtuesve

I njëjti aksion policor po zhvillohet edhe në qytetin e Vlorës, ku po kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj dhe drejtuesit e tyre. 

16 Mars 2024, 20:50 Nga r.ll
Ekzekutimi i Bejtjas/ Aksion në disa akse në Krujë, policia dhe
foto nga aksioni

FUSHË KRUJË- Në disa akse në rrethin e Krujës janë ngritur postblloqe nga policia e komisariatit të Krujës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. 

Në këtë rreth këto kontrolle vijnë pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjes dhe qëllimi i tyre është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave në kërkim dhe personave që lëvizin me armë apo sende të kundraligjshme.

I njëjti aksion policor po zhvillohet edhe në qytetin e Vlorës, ku po kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj dhe drejtuesit e tyre. 

aksion policor ne kruje

Sondazh

Poll