16 Mars 2024, 22:38
Nga r.ll
jared kushner
SHBA- Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka ndarë ditën e sotme disa nga pamjet e projekteve që po planifikon për të investuar në Shqipëri.
Por pas lajmit se Kushner ka për të investuar në bregdetin shqiptar, kryesisht në ishullin e Sazanit, ai është përballur me kritika dhe akuza. Kushner u akuzua për korrupsion nga kongresmeni Robert Garcia, pas publikimit të lajmeve mbi marrëveshjet për investime në vende të huaja.
Garcia shkroi në X të Premten: "Jared Kushner është kthyer në ndërmjetësimin e marrëveshjeve të mëdha me qeveritë e huaja sipas raporteve të reja sot. Ne kemi ekspozuar tashmë fondin e tij të investimeve prej 2 miliardë dollarësh me sauditët dhe ne po përpiqemi fort për të siguruar që kjo të tërheqë vëmendjen që kërkon. Ky është korrupsion i vërtetë”.
Ndërkohë, Robert Weissman, president i Public Citizen, i cili gjurmonte marrëveshjet e biznesit që i konsideronte si konflikt interesi gjatë presidencës së Trump, i tha Times: "Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi".
“Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen e çdo tendence korruptive të administratës dhe familjes Trump”, shtoi Weissman më tej.
Kushner hodhi poshtë çdo sugjerim se ai po merrte një trajtim të veçantë për shkak të lidhjeve të tij me Trump, duke thënë se marrëveshjet e tij nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me ish-presidentin dhe se ai nuk po planifikonte të kthehej në qeveri nëse Trump fiton presidencën në nëntor.
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i ishullit në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz. Të dy këto dy projektet e para përfshijnë tokë të kontrolluar tani nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohet me qeveritë e huaja. Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohet në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e komunitetit turistik të njohur si Vlorë, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila.
jared kushner donald trump investimet në shqipëri
Aktualitet
16 Mars 2024, 21:15
r.ll
BRITANI- Prestigjiozja britanike "The Times" i ka kushtuar një artikull, kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe ndërtesave s...
Aktualitet
16 Mars 2024, 20:50
r.ll
foto nga aksioni
FUSHË KRUJË- Në disa akse në rrethin e Krujës janë ngritur postblloqe nga policia e komisariatit të Kru...
Aktualitet
16 Mars 2024, 20:16
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një aksion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt&eu...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:47
r.ll
pamjet
SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga atentati i i 12 marsit në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, ku mbetën të p...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:30
S.N
Foto Ilustrim
VLORË- Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike. I...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:08
r.ll
droga dhe parate e kapura
ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi akuzoh...
Aktualitet
16 Mars 2024, 18:54
r.ll
pamje nga zjarri
LUSHNJE- Një usllishte në fshatin Dushk në Lushnje është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. F...
Aktualitet
16 Mars 2024, 18:40
r.ll
edvin prifti
TIRANË- Kardio-kirurgu Edvin Prifti,i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar sërish ditën e sotme n&eum...
Aktualitet
16 Mars 2024, 18:17
r.ll
gentjan bejtja
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë. Lala thekson se atentati n...
Aktualitet
16 Mars 2024, 17:52
r.ll
foto ilustruese
TEPELENË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Krahës-Tepelenë, ku një makinë ë...