Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Publikohen PAMJET e shpërthimit të makinës, si u shpëtuan breshërisë së plumbave dy të rinjtë

Për më tepër se një minutë, autorët qëllojnë me breshëri automatiku pa u ndalur. 

16 Mars 2024, 19:47 Nga r.ll
Atentati në Shkodër/ Publikohen PAMJET e shpërthimit të
pamjet

SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga atentati i i 12 marsit në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, ku mbetën të plagosur Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunati i tij, Gjon Nika. 

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika rreth orës 19:16 mbërrijnë pranë një lokali në Grudë të Re. Për më tepër se një minutë, autorët qëllojnë me breshëri automatiku pa u ndalur. 

Kur kanë nisur të shtënat me breshëri, Nika largohet me vrap, ndërsa Ndërshtiqaj fshihet pas makinës, i cili hidhet disa metra nga një shpërthim i fortë i shoqëruar me flakë shkaku i të cilit ende nuk është sqaruar përfundimisht. Por që dyshohet se shpërthimi ka ardhur pas të shtënave me mbi 100 plumba drejt automjetit të dy të rinjve. 

Më pas autorët janë larguar me një Benz ngjyrë gri të cilën e braktisën pasi i vendosën flakën dhe brenda u gjetën edhe 3 kallashnikovë. Autorët janë ende të paidentifikuar ndërsa dy të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë se kush mund t'i ketë sulmuar.

atentati ne shkoder gjergj ndershtiqaj gjon nika

Sondazh

Poll