Ancelotti pas Osasunës: “Jam krenar për fitoren e 200-të, jemi shumë mirë!”
SPANJE - Carlo Ancelotti foli me superlativa për skuadrën e tij pas fitores së fundit me Osasunën (4-2). Fitorja e 200-të: &ldquo...
Meqenëse nuk ka unanimitet mes njerëzve, Inteligjenca Artificiale është përdorur në kërkim të një zgjidhjeje për këtë “konfliktin”. ChatGPT ka përgjigjen. Në fakt, ka për çdo çështje. Një tjetër gjë është nëse është e saktë apo pajtohet me mendimin e secilit.
SHBA - Ka një debat të pafund në basketboll se kush është lojtari më i mirë në histori. Është e vështirë të krahasosh periudha të ndryshme, pozicione, stile loje… por shumica dërrmuese zgjedhin dy lojtarë: Michael Jordan dhe LeBron James.
Meqenëse nuk ka unanimitet mes njerëzve, Inteligjenca Artificiale është përdorur në kërkim të një zgjidhjeje për këtë “konfliktin”. ChatGPT ka përgjigjen. Në fakt, ka për çdo çështje. Një tjetër gjë është nëse është e saktë apo pajtohet me mendimin e secilit.
Inteligjenca Artificiale ka përdorur statistikat, titujt, çmimet dhe faktorë të tjerë të të gjithë lojtarëve në historinë e NBA për të krijuar një klasifikim të udhëhequr nga Michael Jordan. LeBron James do të ishte i dyti.
Programi, duke marrë parasysh pozicionet ku lojtarët luanin tradicionalisht, guxon të emërojë edhe kuintetin më të mirë të historisë: Michael Jordan, LeBron James, Magic Johnson, Tim Duncan dhe Kareem Abdul-Jabbar.
Po Kobe Bryan dhe Shquille O’Neal?
Kuinteti i dytë më i mirë do të përbëhej nga Oscar Robertson, Kobe Bryant, Larry Bird, Kevin Garnett dhe Shaquille O’Neal. Është e habitshme të mos shohësh Wilt Chamberlain në këto skuadra, njeriun që mban më shumë rekorde në historinë e NBA dhe shënoi 100 pikë në një ndeshje. Nuk shfaqet as Stephen Curry, i cili ka ndryshuar basketbollin me mënyrën e tij të lojës dhe megjithatë është në vendin e 24-t.
“Shija” e mirë e Inteligjencës Artificiale është e padiskutueshme, por është e vështirë që ajo t’u ketë dhënë fund dilemave apo të ketë bërë dikë të ndryshojë mendje. Preferencat shkojnë përtej statistikave dhe të dhënave të analizuara nga një program.
ChatGPT zgjedh basketbollistët më të mirë të historisë në NBA:
1. Michael Jordan
2. LeBron James
3. Kareem Abdul-Jabbar
4. Magic Johnson
5. Larry Bird
6. Shaquille O’Neal
7. Hakeem Olajuwon
8. Kobe Bryant
9. Tim Duncan
10. Wilt Chamberlain
11. Bill Russell
12. Oscar Robertson
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Carlo Ancelotti foli me superlativa për skuadrën e tij pas fitores së fundit me Osasunën (4-2). Fitorja e 200-të: &ldquo...
TURQI - Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Besiktas, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Antalyaspor. Sulmuesi shqiptar, ...
ANGLI - Manchester City kualifikohet me lehtësi në gjysmëfinale të FA Cup. Kampionët në fuqi të Premier League-s mposhtë...
ITALI - Lara Colturi ka mbyllur aventurën e saj sezonale në Kupën e Botës në disiplinën e Sllallomit. Në Saalbach të Aus...
ITALI - Ndryshimi i trajnerit jep efekt te Lecce, që ia ka dalë të rigjejë fitoren e munguar prej javësh dhe t’i largohet disi zo...
GJERMANI - Bayerni i Mynihut synon t’ia shtyjë sa më shumë festën e titullit Leverkusenit, teksa këtë të shtunë ...
SPANJE - Reali i Madridit nuk lë pikë në “Bernabeu” për javën e 29-të të La Ligas. Skuadra “merengues&rdq...
ANGLI - Në kufijtë e së pabesueshmes, por tani gjithë përplasja mes Armando Brojës dhe trajneri të Fulham ka dalë në...
SPANJE - Mallorca mposhti 1-0 Granadën, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë. Pjesa e parë ishte e vakët n...
KORCE - Tjetër rezultat negativ për Egnatian në Superiore, ku nuk po arrin ta gjejë fitoren prej shtatë ndeshjes. Skuadra e drejtuar ...