Sport

Zbarkojnë në Prishtinë për të mbështetur skuadrën e tyre kundër Kosovës, përleshen tifozët anglezë, dalin detajet e

17 Nëntor 2019, 15:27 Nga DOSJA
Zbarkojnë në Prishtinë për të mbështetur

PRISHTINË- Mbrëmjen e djeshme Prishtina kishte me qindra tifozë anglezë të cilët kishin zbarkuar në kryeqytet  për të mbështetur skuadrën e tyre kundër Kosovës, në ndeshjen e sotme.

Gjatë kësaj kohe edhe pse të mirëpritur ashtu siç duhet, angezët janë përfshirë në një përleshje mes tyre.

Sipas mediave kosovare  përleshja ka nisur pas mesnate me tifozët aglezë në Prishtinë.

Si shkak i këtij  incidenti pas ndeshjes, ka ndërhyrë edhe policia e Kosovës, për të qetësuar situatën.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet djalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”-është shprehur policia për Express.

Ndërkohë mësohet se për shkak të këtyre zënkave disa persona kanë pësuar edhe lëndime në trup, ku më pas janë drejtuar në spital.

Kujtojmë që Kosova i ka bërë një pritje të jashtëzakonshme skuadrës angleze në Prishtinë, ku do të luajnë  mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues për EURO 2020.

Nga rezultati i kësaj ndeshje  që pritet të luhet  sonte, nëse do të  ketë një fitore për anglezët kundër kosovarëve, ka mundësi të të jetë në mesin e atyre gjashtë skuadrave.

Por se më kë do të përballet Anglia pas ndeshjes me Kosovën, në fazën e grupeve të Evropianit do të mësohet pas 15 ditësh, në Bukuresht të Rumanisë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kosove ndeshja kosove-angli prishtine kosove ndeshja kosove-angli prishtine

Sondazh

Poll