Sport

Thyhen rregullat, radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk e transmetojmë ndeshjen, na kërkuan 1500 euro

17 Nëntor 2019, 07:02 Nga DOSJA
Thyhen rregullat, radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk e

FRANCË– Radio më në zë franceze “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” apo “RFI”. kanë vendosur që të mos e transmetojnë ndeshjen kundër Shqipërisë, ku edhe vendoset kualifikimi i tyre për  Euro 2020.

Sipas mediave franceze, Federata do të ishte përpjekur të gjente një kompromis, por pala shqiptare nuk kishte denjuar që të binte në një akord. Në artikull shkruhet se FSHF iu ka kërkuar 1500 euro në mënyrë që t’ju mundësonte të drejtën për të transmetuar ndeshjen.

“Si praktikë, ndodh që federatat e anëtarësuara në UEFA nuk na lënë ndonjë kosto teknike. Ishim pak të surprizuar kur nga Shqipëria nga kërkuan me shkrim dhe gojarisht shifrën e 1500 eurove për kostot teknike. Për më tepër, kërkesa e tyre nuk kishte asnjë motiv. Ata kanë të drejtën e tyre të kërkojnë, por Sindikata Europiane e Transmetimit, e specifikon se këto kosto nuk shkojnë dot më shumë se 1000 euro,”- tha Vinsent Rodrigez, kreu i departamentit të sportit në “Radio France”.

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë, ku “Gjelat” luftojnë për kualifikimin pa shkuar në play-off. 

Kombëtarja jonë është në vendin e katërt në grupin H me 13 pikë. Në vendin e parë ndodhet Franca me 22 pikë, pas saj renditet Turqia me 20 pikë. Para Shqipërisë renditet Islandaa me 16 pikë. Vendet e fundit janë zënë nga Andorra me katër pikë dhe Moldavia me 3.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport federata franceze e futbollit ndeshja shqiperi-france federata franceze e futbollit ndeshja shqiperi-france

Sondazh

Poll