Sport

“Mirësevini, vëllezër”, BBC: Pritja e pazakontë e Kosovës për Anglinë, as Mali i Zi dhe Bullgaria nuk e bënë këtë

Nisur nga kjo mikpritje e pazakontë, BBC i ka kushtuar një artikull të veçantë këtij rasti kaq fantastik  për pritjen që iu bë Anglisë në Prishtinë.
Featured image of article: “Mirësevini, vëllezër”, BBC: Pritja e pazakontë e Kosovës për Anglinë, as Mali i Zi dhe Bullgaria nuk e bënë këtë Baneri qe kosovaret bene per Anglezet

Transmetuesi publik britanik, BBC, e ka vënë në pah mikpritjen madhështore që Kosova ia ka bërë tifozëve dhe lojtarëve të ekipit kombëtar të Anglisë, para ndeshjes së fundit kualifikuese për Euro 2020 mes tyre në Prishtinë, për dallim nga shteti fqinj Mali i Zi dhe Bullgaria.

Teksa Kosova ka qenë në pritje të ndeshjes me Anglinë, ka treguar hapur mikpritjen dhe sjelljen dashamirëse për lojtarët dhe tifozët anglezë.

Madje këtë detaj e ka vënë në pah edhe prestigjozja britanike, BBC, ku ka shkruar për këtë detaj të veçantë të kosovarëve për sportistët britanikë.

Kosovarët kanë shkruar në disa banera: “Mirësevini, vëllezër”, dhe “Mirë se vini dhe Respekt”.

Nisur nga kjo mikpritje e pazakontë, BBC i ka kushtuar një artikull të veçantë këtij rasti kaq fantastik  për pritjen që iu bë Anglisë në Prishtinë.

“Kjo ka qenë tema që i ka paraprirë një ndeshjes që vlerësohet si ndër momentet më të rëndësishme në histori të këtij vendi. Ky është një demonstrim tipik kosovar i faktit se lojtarët e Anglisë do të mirëpriten këtu në një mënyrë që ata s’u priten në Malin e Zi dhe Bullgari, ku pjesëtarë të skuadrës së Gareth Southgate ishin subjekt i abuzimeve raciste. Po ashtu, kjo tregon se në këtë qytet dhe në tërë Kosovën ende ndihet mirënjohja për përfshirjen e Britanisë së Madhe në çlirimin e vendit nga lufta”, – thuhet në artikullin e BBC-së.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment