Sport

Sot luajmë me Francën, Rama ‘leksione’ futbollistëve, inaguron stadiumin: Me të zotët e shtëpisë (Foto)

17 Nëntor 2019, 10:09 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga takimi me lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit para ndeshjes me Francën.

Gjatë takimit, Rama ka shkrepur edhe disa foto me futbollistët, të cilëve i ka dhënë “leksionet” e fundit para ndeshjes. 

“AIR ALBANIA STADIUM – Me të zotët e Shtëpisë së Re të kuqezinjve, të cilën gazeta e njohur italiane TuttoSPORT e quajti “Wembley i Ballkanit”

Sot Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të grupit për eliminatoret e Euro2020. Kombëtarja jonë është në vendin e katërt në grupin H me 13 pikë. Në vendin e parë ndodhet Franca me 22 pikë, pas saj renditet Turqia me 20 pikë. Para Shqipërisë renditet Islandaa me 16 pikë. Vendet e fundit janë zënë nga Andorra me katër pikë dhe Moldavia me 3.

(k.m & a.s/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edi rama euro 2020 ndeshja shqiperi-france edi rama euro 2020 ndeshja shqiperi-france

Sondazh

Poll