Sport

Axhenda/ Kryeministri Rama pret në takim Presidentin e UEFA-s, para inagurimit të ‘Air Albania Stadium’

17 Nëntor 2019, 12:58 Nga DOSJA
Axhenda/ Kryeministri Rama pret në takim Presidentin e UEFA-s, para

TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të diele, e cila është pritur prej disa javësh do të shënojë edhe datën e inagurimit të stadiumit të ri “Air Albania”. Ndeshja e kombëtares shqiptare kundër skuadrës franceze do të startojë në orën 20:45, ndeshje kjo që mbyll edhe ndeshjet në grupin ‘H’ të eliminatoreve.

Ndërkohë që situata është e tensionuar nëse do të rrëmbejmë ne fitoren apo do mposhtemi nga francezët në shtëpi, kuq e zinjtë kanë thënë se nuk do të tolerojnë për asnjë moment, duke qenë se synojnë vetë vendin e parë në grup.

Në orën 20:45 kombëtarja kuq e zi pritet të zbrezë në fushë me këtë renditje: Berisha në portë, përpara tij do të rreshtohen Dermaku, Veseli dhe Gjimshiti. Mesfusha do të jetë e ngjeshur me Gjasulën, Memushajn, Baren, Hysajn dhe Lenjanin. Balaj dhe Manaj do të jenë në sulm.

Kjo ndeshje ka tërhequr padyshim edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme vizitoi nga afër kombëtaren shqiptare në fushën e “Air Albania Stadium”.

Ndërsa  ditën e sotme, në pak orë para inagurimit të stadiumit dhe ndeshjes me Francën, Rama ka zhvilluar një takim në Kryeministri me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Axhenda 

13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit

14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror

18:00-18:30  Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës

18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit

19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin

19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport aleksandër čeferin inagurimi i 'air albania stadium' kryeministri rama ndeshja shqiperi-france presidenti i uefa-s aleksandër čeferin inagurimi i 'air albania stadium' kryeministri rama ndeshja shqiperi-france presidenti i uefa-s

Sondazh

Poll