Sport

Inagurimi i ‘Air Albania Stadium’/ ‘Blindohet’ kryeqyteti, 1000 forca policore në terren, 3 vite burg për çdo tifoz q

17 Nëntor 2019, 13:24 Nga DOSJA
Inagurimi i ‘Air Albania Stadium’/ ‘Blindohet’

TIRANË– Mbrëmjen e sotme do të mbahet edhe ceremonia inaguruese e stadiumit të ri “Air Albania Stadium”, ku më pas do të zhvillohte ndeshja e Kombëtares kuq e zi kundër Francës.

Në mënyrë që gjitjçka të shkojë siç duhet dhe pa incidente, do të jenë në dispozicion rreth 1000 forca policore të angazhuara për mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit në mënyrë që të shmangin dhunën.

Policia e shtetit ka marrë një një sërë masash edhe për lëvizjen e automjeteve, duke bërë të mundur lirimin dhe qarkullimin e dy akseve rrugorë, rruga e Elbasanit dhe zona e Unazës.

Në orën 12:00 janë hequr të gjtha makinat pranë  stadiumit, në mënyrë që të krijohet hapësirë për automjetet e tifozëve.

Rreth orës 18:30 do nisin hyrjet për për në stadium, ku çdo tifoz do të zë vendin përkatës siç ka në biletë.

Kujtojmë që do të ketë kufizime në rrugët që ndodhen pranë stadiumit në mënyrë që të  mos krijohet rrëmujë.

Ndërsa në rrugën e Elbasanit do të lejohen të kalojnë vetëm ato automjete të vogla dhe autobuzat e tifozëve.

Çdo makinë apo automjet tjetër që kanë marrë atorizimin për të hyrë në stadium, duhet me patjetër të kenë shenjën dalluese në xhamin e makinës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Nëse do të ketë dhunë brenda stadiumit, për personat e përfshirë në sherre të tilla do të merren masa  të rrepta nga ana e policisë.

Bazuar në ndryshimin e kodit  të gjithë personat që do të thyejnë regullat rrezikojnë deri në 3 vite burg.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium masat e rrepta te policise ndeshja shqiperi-france air albania stadium masat e rrepta te policise ndeshja shqiperi-france

Sondazh

Poll