Politike

Ngritja e dy komisioneve hetimore, ambasada gjermane: Shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasada gjermane shprehet se e mirëpret rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendi me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara.

15 Mars 2024, 21:37 Nga N.F
Ngritja e dy komisioneve hetimore, ambasada gjermane: Shenjë inkurajuese
Ambasada Gjermane

TIRANË- Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas dakordësimit mes PD-së dhe PS-së për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Ambasada gjermane shprehet se e mirëpret rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendi me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara.

Mw tej nw reagim thujet se është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Reagimi i plotë:

Ambasada Gjermane mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara. Kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët/et me të drejtë presin që parlamenti i tyre të bëjë të mundur, që shkëmbimi dhe gara e ideve të ndryshme të zhvillohen paqësisht dhe në përputhje me rregullat. Vetëm në këtë mënyrë Parlamenti mund të përmbushë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në interes të qytetarëve të përfaqësuar nga deputetët.

ambasada gjermane

Sondazh

Poll