Politike

Ngritja e dy komisioneve hetimore, ambasadori britanik: Rikthimi i parlamentit funksional është në interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë

ing-Smith përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" u shpreh se është i vetëdijshëm se kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri, ndërsa shtoi se është i kënaqur me progresin e vazhdueshëm drejt rikthimit të parlamentit normal.

15 Mars 2024, 18:20 Nga N.F
Ngritja e dy komisioneve hetimore, ambasadori britanik: Rikthimi i parlamentit
Ambasadori britanik në Shqipëri

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka reaguar për herë të parë në lidhje me dakordësimin mes PD-së dhe PS-së për dy komisionet hetimore. King-Smith përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" u shpreh se është i vetëdijshëm se kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri, ndërsa shtoi se është i kënaqur me progresin e vazhdueshëm drejt rikthimit të parlamentit normal.

Ai më tej shtoi se është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë.

“E di që kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri. I kënaqur që shoh progresin e vazhdueshëm sot drejt rikthimit të një parlamenti normal, funksional, i cili është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë”,  u shpreh King-Smith.

alastair king-smith komisioni hetimore kuvend

Sondazh

Poll