Politike

Takimi me strukturat e PS-së në Vlorë, Rama: Vendi është në një fazë të re, ka bërë një progres të konsiderueshëm në çdo drejtim

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se PS fiton vetë në Vlorë dhe se nuk është çështje nëse socialistët fitojnë apo jo në qytetin bregdetar, por se çfarë do të bëjnë me fitoren. Ai më tej shtoi se për Vlorën duhet bërë shumë më shumë për rritjen ekonomike të qytetit.

15 Mars 2024, 20:09 Nga N.F

Takimi me strukturat e PS-së në Vlorë, Rama: Vendi

Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se PS fiton vetë në Vlorë dhe se nuk është çështje nëse socialistët fitojnë apo jo në qytetin bregdetar, por se çfarë do të bëjnë me fitoren. Ai më tej shtoi se për Vlorën duhet bërë shumë më shumë për rritjen ekonomike të qytetit.

“Në Vlorë trëndafili fiton vetë, por çështja nuk është nëse fitojmë apo jo, por çfarë bëjmë me fitoren. Ajo që duhet të marrim mbrapsht nga Vlora dhe gjithë vendi është një rritje ekonomikë më e madhe, ndaj duhet të bëjmë më shumë, shumë më shumë”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se është e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë rëndësia e PS-së dhe roli i PS-së. Sipas tij ato janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë dhe në radhë të parë të kuptohet nga drejtuesit e PS-së, nga përfaqësuesit e PS-së në nivel deputetësh, në nivel anëtarësh të Asamblesë, në nivel këshilltarësh të bashkive, në nivel të deleguarish të Kongresit, pastaj në nivel kryetarësh të organizatave, që rëndësia e PS-së dhe roli i PS-së, janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive ose jo të vetë vendit.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë që sot vendi është në një fazë të re, por njëkohësisht, pasi ka bërë një progres të konsiderueshëm në çdo drejtim, është në nevojë për t’u garantuar që ky progres do të vazhdojë, do të thellohet dhe që ne në radhë të parë si forca që qeveris vendin jemi të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që i përball sfidat me shumë më tepër forcë, me shumë më tepër mençuri, me shumë më tepër vullnet”, shtoi Rama,

 

rama vlore ps

Sondazh

Poll