Politike

Miratimi i dy Komisioneve Hetimore të propozuara nga PD-ja, reagon ambasada e SHBA: Nxisim deputetët të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në vend

Ambasada u shpreh se mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.

15 Mars 2024, 17:50 Nga N.F
Miratimi i dy Komisioneve Hetimore të propozuara nga PD-ja, reagon ambasada
Ambasa amerikane

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme pas dakordësimit mes mazhorancës dhe opozitës për dy komisionet hetimore.

Ambasada u shpreh se mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Më tej në reagim theksohet se ata nxisin deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne nxisim deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.

pd komisione hetimore ambasada amerikane

Sondazh

Poll