Politike

Spiropali pas konferencës: Gjetëm dakordësi të shpejtë, prej të enjtes seancat do të jenë të plota dhe transparente

Spiropali përgëzoi deputetët e opozitës duke thënë se prej të enjtes seancat në kuvend do të jenë të plota dhe transparente.

15 Mars 2024, 17:24 Nga S.B
Spiropali pas konferencës: Gjetëm dakordësi të shpejtë,
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve foli për finalizimin e negociatave me Rithemelimin duke sjellë ngritjen e dy komisioneve hetimore. Spiropali përgëzoi deputetët e opozitës duke thënë se prej të enjtes seancat në kuvend do të jenë të plota dhe transparente.

“Lajm i mirë. I jemi kthyer normalitetit në Kuvend. I përgëzoj deputetët e opozitës. Gjetëm një dakordësi të shpejtë për komisionet hetimore dhe dialogun që kërkon shumicë të cilësuar. Të enjten seancat do të jenë më të plota më transparente dhe qeveria është e gatshme që të gjithat që janë në parlament ti diskutojë dhe debatojë me opozitën.” tha Spiropali.

Kur u pyet nëse do të bashkojnë deputetët e Rithemelimit votat për amnistinë, Spiropali tha: Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje. Do ta diskutojmë edhe këtë dhe shpresoj që deputetët e opozitës do ta votojnë.

elisa spiropali konferenca e kryetareve negociatat ps dhe pd

Sondazh

Poll