Politike

Berisha: Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin

15 Mars 2024, 20:04 Nga DOSJA
Berisha: Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në
Foto ilustruese

TIRANË-Berisha: Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin

Berisha: Mirëmbrëma dhe mirënjohje më të pakufishme për ju misionarë të vërtetë të lirisë, shpresës dhe dinjitetit.
Një falënderim të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, të cilët me fjalimet e tyre sonte dhe çdo natë, frymëzojnë shqiptarët.

Të dashur miq.

Beteja pa kthim e opozitës shqiptare është një betejë historike. Është një betejë epike, e pashembullt në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt. Asnjë vend ish-komunist, në të cilin diktaturat u përmbysën, nuk pësoi pas 32 vitesh si Shqipëria, rivendosjen e një diktature më të keqen, më të shëmtuarën, më të pamëshirën midis të gjitha diktaturave.

Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ka prita dhe breshëri kallashnikovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.
Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit. Në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë.

Sondazh

Poll