Politike

Ambasadori i BE-së për Konferencën e Kryetarëve: Një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE

Gonzato vlerëson lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.

15 Mars 2024, 17:53 Nga S.B
Ambasadori i BE-së për Konferencën e Kryetarëve: Një
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato nëpërmjet një postimi në rrjetin social X ka reaguar në lidhje me dakordësinë mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për komisionet hetimore. Ai shkruan se mirëpret vendimin e sotëm, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit.

Gonzato vlerëson lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Ai shton se delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE.

silvio gonzato konferenca e kryetareve negociatat ps dhe pd

Sondazh

Poll