15 Mars 2024, 15:41
Nga N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha se palestinezë të armatosur kanë hapur zjarr përderisa turma njerëzish po prisnin kamionët me ndihma në veri të Rripit të Gazës, duke mohuar se ushtarët e saj qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, gjatë incidentit të së enjtes u vranë 21 persona.
Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në fund të shkurtit kur dhjetëra palestinezë u vranë teksa po prisnin për kamionët e mbushur me ushqime në pjesën veriore të Gazës, zonë që ka mungesë të madhe të ndihmave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - po vazhdon që nga 7 tetori.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi fajësoi Izraelin për vdekjet në veri të Gazës të enjten. Më 15 mars, ushtria izraelite tha se ka kryer hetimet fillestare dhe ka ardhur në përfundim se trupat e saj nuk kanë shtënë drejt palestinezëve.
“Sipas rishikimit tonë, nuk ka pasur të shtëna drejt civilëve në Gazë apo ndaj autokolonës së ndihmës nga forcat tokësore, tanket apo zjarr nga sulmet ajrore", tha ushtria izraelite, duke thënë se drejt civilëve kanë shtënë palestinezët e armatosur.
Luftimet në Gazë kanë detyruar banorët e Gazës të shpërngulen nga shtëpitë e tyre dhe sipas Kombeve të Bashkuara ata po përballen me uri.
Izraeli ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga qeveritë e huaja dhe agjencitë e ndihmës se ka penguar furnizimet me ushqim dhe produkte të tjera për 2.3 milionë banorët në Rripin e Gazës.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi kreu sulme në jug të Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 31.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.
Marrë nga REL
lufta izrael-palesti sulm ne seattle raketa ne gaza
Bota
15 Mars 2024, 15:31
N.F
Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me heqjen e...
Bota
15 Mars 2024, 15:16
N.F
Foto ilustruese
AFRIKË- Rusia ka ndryshuar strukturën e grupit të saj paraushtarak “Wagner” dhe e ka vendosur atë tashm&eum...
Bota
15 Mars 2024, 15:06
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
RUSI- Një incident i madh është regjistruar në qendrat e votimit në rajonin Tyumen të Si...
Bota
15 Mars 2024, 15:05
S.N
Edita Tahiri
KOSOVË- Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështu...
Bota
15 Mars 2024, 14:53
S.B
Gabriel Escobar
KOSOVË- Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, ka bërë dekl...
Bota
15 Mars 2024, 14:52
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Kriptomonedha më e njohur dixhitale Bitcoin ra deri në 5.6% në tregjet aziatike mëngjesin e sotëm. Bitcoin arr...
Bota
15 Mars 2024, 14:38
S.N
UKRAINË- E shtuna e 16 marsit është shpallur ditë zie në rajonin Odessa të Ukrainës, pasi të paktën 14 persona u ...
Bota
15 Mars 2024, 14:28
S.N
Bernie Sanders
SHBA- Senatori Bernie Sanders zbuloi këtë javë legjislacionin për të reduktuar javën standarde të pun&eum...
Bota
15 Mars 2024, 14:19
S.N
Gabriel Escobar
KOSOVË- Gabriel Escobar i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka konfirmuar se në takimin që do t&eum...
Bota
15 Mars 2024, 14:09
S.B
Megan Skye Blancada
AUSTRALI- Modelja Megan Skye Blancada mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj në burg...