Bota

Vlera e Bitcoin bie në 5.6%, ndërsa një ditë më parë arriti nivel historik

Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afro 73,798 dollarë një ditë më parë.

15 Mars 2024, 14:52 Nga S.N
Vlera e Bitcoin bie në 5.6%, ndërsa një ditë më
Foto Ilustrim

SHBA- Kriptomonedha më e njohur dixhitale Bitcoin ra deri në 5.6% në tregjet aziatike mëngjesin e sotëm. Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afro 73,798 dollarë një ditë më parë.

Rritja e Bitcoin këtë vit uli vlerën e BNB dhe Solana me 60%. Qëllimet për një treg monetar dixhital  më të qetë nga Rezerva Federale mbështetën rritjen e aksioneve globale, obligacioneve dhe kriptove në muajt e fundit, por investitorët po i rivlerësojnë ato baste pas shenjave të presioneve të vazhdueshme inflacioniste të SHBA.

Në një intervistë me Bloomberg, ekzekutivi i Bankës së Amerikës, Michael Hartnett tha se tregjet po shfaqin karakteristikat e një flluske që përbëhet nga rritja rekord e të ashtuquajturave aksione të teknologjisë Magnificent Seven dhe nivelet më të larta të të gjitha kohërave të kriptomonedhave. Komentet si këto po nxisin një debat të gjerë në Wall Street nëse shumë tregje janë në rrezik.

bitcoin

Sondazh

Poll