Bota

Edita Tahiri: Qeveria e Kurtit ka dështuar në dialog me Serbinë, në vend që të sjellë stabilitet po sjell tensione

Tahiri deklaroi se Qeveria e Kurtit nuk arriti të shfrytëzojë letrën e presidentit të SHBA-ve Joe Biden, i cili kërkoi një njohje reciproke. Ajo shtoi se dialogu është i vdekur dhe pa rezultate.

15 Mars 2024, 15:05 Nga S.N
Edita Tahiri: Qeveria e Kurtit ka dështuar në dialog me Serbinë,
Edita Tahiri

KOSOVË- Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në dialog. Ajo ka bërë një krahasim të procesit të dialogut me periudhën kur ishte ajo kryenegociatore.

Tahiri deklaroi se Qeveria e Kurtit nuk arriti të shfrytëzojë letrën e presidentit të SHBA-ve Joe Biden, i cili kërkoi një njohje reciproke. Ajo shtoi se dialogu është i vdekur dhe pa rezultate. Tahiri theksoi se në vend që dialogu të sillte stabilitet po sjell tensione. Ajo e cilësoi Ministrinë e Jashtme të Kosovës si inferiore.

Deklarat e Edita Tahirit:

Ne gjithë e dimë që dialogu apo negociata me Serbinë kemi pasur në disa faza, në konferencën e Rambujesë para saj kemi pasur ne fituam lirinë e paqen. Dëshiroj të them që kjo Qeveria aktuale ka dështuar në dialog. E kishin në dorë letrën e presidentit Biden që theksoi qartë që dialogu duhet fokusohet në njohjen reciproke mes dy shteteve por Kurti e dështoi atë letër, dështoi historikisht. Kosova nxori një marrëveshje që se përmban njohjen reciproke plus nuk ishte në gjendje ta kundërshtoj Asociacionin e edhe pse fitoi  50 për qind mbi kundërshtimin e Asociacionit tash e pranoi pa u skuqur.

Këto ditë ia dha edhe tokat Manastirit (të Deçanit) e të tjera dështime ndërsa në përgjithësi për dialogun mund të them se është i vdekur sepse s’pati rezultate. Ky dialog në këtë periudhë në vend se të sjell stabilitet dhe paq solli tensione, mbërrijmë më situatën kur Serbia bëri agresion në Banjskë e Serbia mbeti e pa ndëshkuar e Kosova dhe sot është e ndëshkuar, kemi të bëjmë me qeveri inferiore por edhe ministri  të Jashtme inferiore që s’arriti s’paku që Kosovës t’i hiqen sanksionet e Serbisë t’i vihen këtu jemi sot.

Ku isha unë kryenegociatore aty edhe Kosova doli me imazh pozitiv se Kosova kishte grua, pra mu krye negociatore e Serbia as ne delegacion s’ka pas e unë i kam pas këshilltaret e mia, e kam fjalën ai dialog ku kam qenë unë për ato shtatë vite kemi arritur të shtrijmë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, kemi zhbërë struktura paralele serbe, marrë0veshje që kanë hequr pengesa Kosovë e serbi, e së pari vendosja e kufirit në veri sepse pikat kufitare ishin të djegura kur filluam dialogun në 2011 sepse Serbia dogji si reagim për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

edita tahiri dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll