Bota

Escobar: Kryenegociatorët do të takohen të martën në Bruksel, po shpresoj që të japin një zgjidhje për transfertat e pagesave

Escobar u shpreh se po shpreson që kryenegociatorët të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për të lejuar transfertat e parave të gatshme në euro.

15 Mars 2024, 14:19 Nga S.N
Escobar: Kryenegociatorët do të takohen të martën në
Gabriel Escobar

KOSOVË- Gabriel Escobar i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka konfirmuar se në takimin që do të zhvillohet të martën në Bruksel do të diskutohet çështja e dinarit serb në nivel kryenegociatorësh. Escobar u shpreh se po shpreson që kryenegociatorët të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për të lejuar transfertat e parave të gatshme në euro.

Ai tha se nuk arriti të bindë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sa i përket shqetësimeve të Perëndimit që lidhen me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar.

gabriel escobar kosova

Sondazh

Poll