Bota

"Serbia do t’i mbijetojë edhe këtij tirani të vogël", Petkoviç: Kurti nuk mund t’i shkëpusë dot lidhjet e serbëve të Kosovës me shtetin e tyre

Gjatë fjalës së tij Petkoviç u shpreh se Kurti mund të ndryshojë tabelat në rrugë por sipas tij kryeministri i Kosovës nuk mund të shkëpusë lidhjet e serbëvë me shtetin serb.

15 Mars 2024, 15:31 Nga N.F
"Serbia do t’i mbijetojë edhe këtij tirani të
Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me heqjen e tabelave në veri të Kosovës ku është shprehur kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij Petkoviç u shpreh se Kurti mund të ndryshojë tabelat në rrugë por sipas tij kryeministri i Kosovës nuk mund të shkëpusë lidhjet e serbëvë me shtetin serb.


“Kurti mund të ndryshojë tabelat në rrugë, por nuk mund të shkëpusë lidhjet që serbët në Kosovë kanë me shtetin e tyre. Ata e dinë dhe njohin vetëm dhunë dhe nuk e dinë çfarë është jetesa paqësore. Serbia ka mbijetuar me shekuj dhe do t’i mbijetojë edhe këtij tirani të vogël”, ka thënë Petkoviç.


Gjatë ditës së djeshme, punonjës të shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë hequr tabelat rrugore me shkrime serbe të vendeve në veri të Kosovës, duke i zëvendësuar me tabela rrugore blu të shkruara në gjuhën shqipe dhe serbe.

petkoviç kosova serbia kurti

Sondazh

Poll