Bota

E shtuna shpallet ditë zie në Odessa, 14 të vdekur nga sulmet dhe 46 të plagosur

Forcat Ajrore të Ukrainës përmendën një kërcënim me raketa balistike përpara shpërthimeve në qytet, qyteti pranë Detit të Zi të Ukrainës ka qenë prej kohësh objektiv i sulmeve ruse.

15 Mars 2024, 14:38 Nga S.N

E shtuna shpallet ditë zie në Odessa, 14 të vdekur nga sulmet dhe

UKRAINË- E shtuna e 16 marsit është shpallur ditë zie në rajonin Odessa të Ukrainës, pasi të paktën 14 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën nga një sulm me raketa ruse.

Mediat raportuan se në mesin e të vdekurve ishte një mjek dh enjë punonjës shërbimi. Ndërsa mes 46 të plagosurve ishin 7 punonjës të shërbimit të urgjencës shtetërore.

Forcat Ajrore të Ukrainës përmendën një kërcënim me raketa balistike përpara shpërthimeve në qytet, qyteti pranë Detit të Zi të Ukrainës ka qenë prej kohësh objektiv i sulmeve ruse. Në këtë rajon ndodhi dhe sulmi rus gjatë takimit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me Volodymyr Zelenksyy, ngjarje kjo që mori kritika të ashpra.

ukraine odessa

Sondazh

Poll