Bota

Gratë ish-deputete të Kosovës bashkohen në Kuvend, kujtojnë punën e tyre dhe rrugën e vështirë për të arritur atje

Ish-deputetaja Flora Brovina u shpreh se nuk ka qënë e lehtë të arrinin në atë pozicion, por me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në çdo lëvizje ja kanë arritur.

15 Mars 2024, 14:06 Nga S.N
Gratë ish-deputete të Kosovës bashkohen në Kuvend,
Kuvendi i Kosovës


KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e thirrur nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit ku tema ishte "Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës, përparimi dhe procesi".

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjfuca, tha në fjalimin e tij se gratë kanë dhënë një kontribut dhe shembull të jashtëzakonshëm.
“Në këto ditë si sot nuk mund të mos i kujtojmë gratë intelektuale. Në historinë e re të Kosovës, numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht, dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm”, u shpreh ai.

Ish-deputetaja Flora Brovina u shpreh se nuk ka qënë e lehtë të arrinin në atë pozicion, por me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në çdo lëvizje ja kanë arritur. "Rruga jonë deri tek këto ulëse nuk ka qenë e lehtë. Askush nuk na i dhuroi këto ulëse sepse jemi gra, por ishte dëshira të marrim pjesë në çdo lëvizje”, u shpreh ajo.

 

kuvendi i kosoves grate deputete

Sondazh

Poll