Sport

Henderson e pranon: "Kam bërë gabim, duke shkuar në Arabinë Saudite"...

Ndërkombëtari anglez u largua nga Liverpool në verë, për të nënshkruar me Al Ettifaq. Në janar ai shkoi te Ajax

15 Mars 2024, 10:30 Nga DOSJA

Henderson e pranon: "Kam bërë gabim, duke shkuar në

HOLANDE - Jordan Henderson ka pranuar edhe një herë se ka bërë gabim, kur u transferua në Arabinë Saudite gjatë verës. Mesfushori anglez u largua nga Liverpool për të nënshkruar me Al Ettifaq. Eksperienca në futbollin saudit zgjati vetëm gjysmë viti, pasi mesfushori iu bashkua Ajaxit në janar.

“Liga saudite po zhvillohet, por mua nuk më pëlqen. Kam bërë një gabim duke shkuar atje. Jam i lumtur te Ajax dhe me projektin e klubit”,- ka thënë ai duke folur për “Daily Mail”.

Henderson e pranon: "Kam bërë gabim, duke shkuar në

“Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll dhe jam i lumtur që kam marrë vendimin për të ardhur te Ajax. Ndjeva se ishte një mundësi shumë e mirë për të mos e refuzuar. Në jetë, nëse duam ta quajmë këtë një keqardhje, por ato janë gabime dhe ne duhet të mësojmë prej tyre. 

Kam mësuar shumë gjëra nga sauditët. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për ta. Unë kam miq atje dhe do të flas me ta përgjithmonë. Edhe atje ka ende aspekte pozitive. Nuk shkoi ashtu siç donim, por përfundoi mirë”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll