Sport

Ja kur do të hidhen sot shortet, edhe për Europa League dhe Conference League...

Leverkusen i Xabi Alonso në Europa League dhe Aston Villa e Emery në Conference League, do të njohin rivalët e tyre të ardhshëm.

15 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

Ja kur do të hidhen sot shortet, edhe për Europa League dhe Conference

ZVICER - Eliminimi i Villarrealit nga Marseille e ka lënë futbollin spanjol pa përfaqësues në shortet për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Europa League dhe Conference League, që do të zhvillohen këtë të premte në selinë e UEFA-s, në Nyon (Zvicër).

Në orën 13:00 do të futen në vazo tetë të mbijetuarit e Europa League. Të gjithë ata janë të nivelit më të lartë, duke filluar me Liverpoolin e Jürgen Kloppit, bashkë-lider në Premier League q[ë konsiderohet si favorit i madh për titull.

'Calcio', në shumicë në Europa League

Përveç Liverpoolit, futbolli anglez ka edhe West Hamin, kampion aktual të Conference League.  Nga ana tjetër, ‘calcio’ ka tre skuadra: Milan, Roma dhe Atalanta. Bayer Leverkusen gjerman, i drejtuar nga Xabi Alonso, Benfica dhe Marseille kompletojnë çerekfinalet. 

Shorti do të jetë i pastër, të gjitha kombinimet janë të mundshme dhe prandaj, çerekfinalet do të jenë të nivelit më të lartë. Finalja do të luhet më 22 maj në “Dublin Arena”.

Shorti i Europa League (13:00), ja tetë të klasifikuarat:

Milan (Itali)
Romë (Itali)
Atalanta (Itali)
Liverpool (Angli)
West Ham (Angli)
Benfica (Portugali)
Bayer Leverkusen (Gjermani)
Marseille (Francë)

Në orën 14:00 do të jetë radha e shortit të Conference League. Aston Villa e Unai Emery dhe Fiorentina janë favoritët për titull. 

Do të jenë dy skuadra greke në Conference League. Olympiacos, që përmbysi në shtesë Maccabi Tel Aviv dhe PAOK-un e Selanikut, i cili kompleton vazon me Lille, Fenerbahçe, Bruges dhe Viktoria Plzen.

Shorti do të jetë i pastër, të gjitha çiftet janë të mundshme. Finalja do të luhet më 29 maj në “AEK Arena” të Athinës

Shorti i Conference League (14:00), ja tetë të klasifikuarat:

Aston Villa (Angli)
Fiorentina (Itali)
Lille (Francë)
Olympiacos (Greqi) 
PAOK Selanik (Greqi)
Club Brugge (Belgjikë) 
Viktoria Plzen (Rep. Çeke)
Fenerbahçe (Turqi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll