Sport

E PAZAKONTE/ Pezullohet ndeshja në Indian Wells, fusha pushtohet nga bletët…

Fituesi i ndeshjes mes Alcaraz dhe Zverev, do të sfidojë Jannik Sinner në gjysmëfinale

15 Mars 2024, 07:30 Nga DOSJA

E PAZAKONTE/ Pezullohet ndeshja në Indian Wells, fusha pushtohet nga

SHBA - E mahnitshme në Indian Wells. Një tufë bletësh vendosën të ndjekin një kamera ajrore, duke detyruar të pezullohet ndeshja mes Alcaraz dhe Zverev, çerekfinalja e fundit që duhet të përcaktojë kundërshtarin e Jannik Sinner në gjysmëfinale. 

Ndeshja u pezullua në setin e parë me rezultatin 1-1, 15-0 kur Alcaraz duhej të kryente shërbimin, por duket se si spanjoli, ashtu edhe arbitri janë thumbuar. 

Dy lojtarët janë detyruar të largohen nga fusha për t'i shpëtuar insekteve. Në imazhet, tashmë virale në web, mund të shihni njerëz që ikin për t’i shpëtuar pickimeve dhe kamerat të mbuluara nga bletët. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll