Sport

Europa League / Milani kalon në çerekfinale, eliminon Slavian 7-3 - VIDEO

Në fazën tjetër të kësaj kupe kualifikohen edhe Marseja që eliminoi Villarealin, West Ham shkatërroi 5-0 Fireburgun dhe Benfica eliminoi Rangers

14 Mars 2024, 20:46 Nga DOSJA
Europa League / Milani kalon në çerekfinale, eliminon Slavian 7-3 -

PRAGE – Milani kualifikohet për në erekfinalen e Europa League, pasi ka fituar edhe në Pragë 3-1 përballë Slavias duke e çuar në total 7-3 rezultatin. Që në minuitën e 20-të skuadra çeke mbetet sërish me 10 lojtarë, dhe brenda 13 minutave Pulisiç kalon kuqezinjtë në avantazh. Brenda 3 minutave të tjera skuadra e Piolit dyfishon shifrat, duke vulosur kualifikimin për më tej, ndërkohë që në mbyllje të 45 minutave Leao shënon edhe golin e tretë.

Pjesa e dytë nuk pati shumë histori, Slavia ngushtoi diferencën në 3-1, në minuën e 84 por thjeshtë për statistikë, pa e evituar dot eliminimin.

West Ham gjunjëzoi 5-0 Freiburgun në ndeshjen e kthimit në Angli, duke përmbysur dhe humbjen e ndeshjes së parë 1-0 në Gjermani dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionit ekipin e Bundesligës.

Në çerekfinale kaloi edhe Marseja pavarësisht se u mund 3-1 nga Villareali në ndeshjen e dytë, por me fitoren në Francë një javë më parë rezultati i përgjithshëm ishte 5-3 në favor të Marsejës.

Benfica fitoi edhe ndeshjen e dytë në Skoci përballë Rangers, duke i eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll